DURRËS, 28 shtator 2014 – Antidroga e Durrësit ka zhvilluar një operacion në fundjavë në zonën kodrinore të komunës së Niklës, ku u kapën 3 kg narkotik i papërpunuar.
Burime nga drejtoria e policisë së shtetit të qarkut Durrës-Krujë thanë se, të shtunën, më 27 shtator 2014, mbështetur në të dhëna të siguruara nga agjentë të fshehtë, uniformat blu kanë shkuar qysh në pikë të mëngjesit në fshatin Buran të komunës së Niklës në Krujë.
Gjatë një kontrolli të ndërmarrë në banesën e 45-vjeçarit Bujar Tufa, rreth orës 7.00 të mëngjesit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 3 kg kanabis.
Me këtë rast, forcat ligjzbatuese i vunë hekurat zotëruesit të lëndës narkotike.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





