Pas zhvendosjes nga Kuvendi i Shqipërisë për te Kryeministria, protestuesit kanë bërë një gjest demonstrativ, duke djegur një nga “simbolet” që kanë mbajtur gjatë të gjithë protestës-marshim të ditës së sotme.

Përpara Kryeministrisë, një piramidë kartoni e vizatuar me breza bardhezi, e cila mbante emrin e kryeministrit Rama në krye, për të vijuar me shënime si “PPP-Kullat”, “Pastrimi i parave”, “Oligarkët”, “Droga”, “Krimi-Blerja e votave” dhe me bazë “Rilindjen”, është shkrumbuar nga të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së.

Me këtë akt i është dhënë edhe fund protestës së sotme, për t’u zhvendosur në ambientet e selisë blu, por këtë herë në mungesë të një fjale përmbyllëse nga kryetari Basha.