Temperatura të ulëta dhe reshje shiu priten gjatë kësaj fundjave. Gjatë mbrëmjes së sotme do të nisin vranësirat të cilat do të pasohen me reshje shiu në të gjithë vendin ditën e nesërme.
Meteorologia Lajda Porja, tha se veç reshjeve të shiut, pritet edhe ulje e temperaturave gjatë kësaj fundjave, të cilat s’do të prekin më shumë se 19-20 gradë C.
“Na pret një fundjavë tipike e vjeshtës, sonte në mbrëmje do të ketë zhvillim të vranësirave, do përfshihen zonat veri- perëndimore, veri-lindore reshje, ndërsa të shtunën do të ketë rrebeshe në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë të fokusuara në të dyja skajet, në veri-veriperëndim, dhe në zonën jugore kryesisht në qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës, ku do të ketë reshje me intensitet që mund të sjellin probleme në disa zona. Këto do të sjellin edhe ndryshim të situatës hidrike. Temperaturat do të ulen, nuk do të ketë më shumë se 19- 20 gradë C, e diela do të sjellë përmirësim të reshjeve, por ulje më shumë të temperaturave”, tha Porja.