Mes problemeve pa fund që ka Kategoria e Dytë në Shqipëri, në rrjet sheh edhe “perla” si këto më poshtë, shkrepur në Skrapar. Në ndeshjen Skrapari-Orikumi topi përfundonte shpesh në lumin Osum aty pranë, për shkak të mungesës së rrethimit. Për pasojë, dikush duhej të futej në ujë për të marrë topin dhe isakrifikuari ishte një nga pjesëtarët e stafit të Skraparit (me fanellë portieri, por duket më shumë si trajner apo ndihmës), i cili me vetëmohim dhe një mjetndihmës “peshkonte” topin sa herë binte në ujë.

Jo vetëm kaq, por i njëjti person shkonte edhe për të ndihmuar në ngritjen e barelës, kur dëmtohej dikush. Pamjet janë për të qeshur e për të qarë, ndërsa ai heroi që shkonte në lumë meriton një medalje. Për kronikë: Skraparifitoi 4-3, pati nga një penallti për skuadër, Skrapari shnoi edhe një autogol dhe Orikumi mori 3 kartonë të kuq (mos ndoshta sa herë shkonte topi në lumë?).