Efektivët e Policisë Rrugore Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Robert Shkurta, 49 vjeç, pasi në segmentin rrugor Rrethrrotullimi i Milicëve – Mbikalimi i Serave, duke drejtuar mjetin tip Ford me targa AA 252 HC është përplasur me mjetin tip Renault me targa AA 030 JZ me drejtues shtetasin N.M. 62 vjeç, banues në Durrës.

Fatmirësisht nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme material dhe jo lëndime tek dy drejtuesit e mjeteve.

Shtetasit Robert Shkurta iu bë testi i alkoolit dhe rezultoi në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për vepër penale"Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.