Një 61-vjeçar ka tentuar të vetëvritet në gjendje të dehur në Korçë.

Sipas policisë ai ka mbërritur në mëngjes në shtëpi dhe ka marrë një thikë, ku ka dashur ti jap fund jetës së tij.

Policia raporton se 61-vjeçari, aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

“Mëngjesin e sotëm, në Bilisht, Devoll, në banesën e tij, në gjendje të dehur, ka tentuar të vetëvritet me mjet prerës (thikë), shtetasi Sh. F., 61 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.