Policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona pasi janë kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Mësohet se shtetasit me iniciale: K. V., 59 vjeç, V. M., 54 vjeç dhe B. A., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet përkatëse, pa leje drejtimi.
Ndërkohë një 40-vjeçar banues Durrës, është kapur duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
K. V., 59 vjeç, V. M., 54 vjeç dhe B. A., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet përkatëse, pa leje drejtimi;
P. V., 40 vjeç, banues Durrës, pasi është kapur duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





