Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 në kryeqytet arrestuan shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas njoftimit të bluve, i riu në rrugën “Ali Gjuzi”, duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur punonjësit e Policisë dhe i ka kanosur ata me një mjet të mprehtë.

Menjëherë uniformat blu e arrestuan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.