Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur me motor me murin rrethues të një banese.
Aksidenti është shënuar parditen e kësaj të premteje në fshatin Orman të Korçës. Policia bën me dije se 21-vjeçari me iniciale M.D. dhe 18-vjeçari me iniciale R.S. ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Korçës.
Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





