Një person është arrestuar nga Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS në Policinë e Durrësit pasi ka aksidentuar një këmbësore.

Nga burimet zyrtare mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (08.10.2018), në Katund Sukth.

"36-vjeçari E.Ç, banues në Katund Sukth, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar këmbësoren N.F., vjeçe 37, banuese në Fllakë.

Për pasoje 37-vjeçarja ndodhet në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë shëndetësore", informon policia.

Drejtuesi i mjetit i cili është arrestuar akuzohet për veprën penale të parashikuar në nënin 290/2  të Kodit Penal.