Një person i ka dhënë fund jetës në kushte të rënda psikologjike.
Mësohet se 50-vjeçari është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte në Krujë.
“Më datë 09.11.2020, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 4, Krujë, shtetasi A. G., 50 vjeç, i cili ishte në gjendje të rënduar depresive, është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.”, thuhet një njoftimin paraprak të policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.





