Punonjësit e Muzeut Egjiptian në Kajro përfunduan në gjyq për akuzat e ngjitjes në një mënyrë ”false” të mjekrës së Tutankhamonit.

Lajmi raportohet nga media të ndryshme egjiptiane duke shpjeguar se procesi vjen një vit pas hapjes së hetimit, i cili filloi pasi bluja dhe ari që përbëjnë mjekrën e Faraonit u shfaqën të thyera dhe të ngjitura së bashku.

”Dëmtimi sipas autoriteteve kishte ndodhur gjatë pastrimit”, raportoi BBC. Maska 3 000-vjeçare e Tutankhamonit është një nga atraksionet kryesore të muzeut egjiptian në Kajro.

”Daily News Egypt” shkruan se “duke injoruar të gjitha metodat shkencore të restaurimit, të dyshuarit u përpoqën të fshihnin dëmin, duke përdorur mjete të mprehta metali për të hequr pjesë të zamkës së përdorur, duke dëmtuar objektin”.

Midis të dyshuarve ndodhet gjithashtu edhe ish-drejtor i muzeut dhe një ish-drejtor i restaurimeve.