Gjykata e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka kaluar në gjykim dosjen ndaj anëtarit të KPA Ardian Hajdari i pezulluar nga detyra në shkurt të këtij viti.

Pas hetimeve të kryera ndaj zyrtarit të lartë të vettingut, SPAK ka dorëzuar dosjen në gjykatë ndërsa togat e zeza kanë vlerësuar kalimin e saj në gjykim.

Burimet nga gjykata, thanë se Ardian Hajdari do të gjykohet vetëm për fshehje dhe mosdeklarim te ardhurash ndërsa ndaj tij është pushuar akuza për “falsifikim dokumentash”.

Hajdari u denoncua në SPAK nga prokurorë dhe gjyqtarë të shkarkuar nga Vettingu të cilët arritën të provojnë se anëtari i KPA ka gënjyer dhe ka deklaruar të dhëna të pavërteta në Kuvend kur ka thënë se ka ushtruar profesionin e avokatit për 17 vite.

Po kështu Hajdari është akuzuar për “fshehjen e të ardhurave”, pasi është regjistruar për herë të parë në organet tatimore për të ushtruar profesionin e avokatit, në prill të 2007-ës.