Sot është mbajtur seanca e radhës për çështjen e shumëpërfolur “Emilano Shullazi”, ku avokatët mbrojtës të të pandehurve kanë kundërshtuar provat e Prokurorisë.
Në seancën e sotme ata kanë deklaruar se të gjitha provat shkresore të Prokurorisë duhet t’i nënshtrohen një për një debatit gjyqësor.
Në seancën e radhës, e cila u caktua në datën 6 shkurt, do të pyeten 10 dëshmitarët e mbrojtjes, mes tyre avokatë dhe gazetarë.





