21 nëntor 2015 – Nusja 85 vjeçe, dhëndri 33, por asgjë nuk i ndaloi që dashurinë e tyre ta deklaronin publikisht nëpërmjet martesës.
Kjo ka ndodhur në ishullin e Qefalonias në Greqi. Lajmi bëhet i ditur nga mediet greke, të cilat theksojnë se nusja nuk ishte aq pre e lehtë për dhëndrin. 85-vjeçarja ka rrëfyer se nuk ra aq lehtë në krahët e të dashurit të saj.
Për t’i “prishur” mendjen, 33-vjeçari është munduar rreth 6 muaj duke i ardhur rrotull të zgjedhurës së tij të zemrës deri në momentin që 85-vjeçarja i tha 'PO'. Çifti tani po shijon muajin e mjaltit.
/portali DurresLajm/