22 shtator 2014 – Futbollistët shqiptarë në Kosovë, për shkak të mos pranimit në UEFA dhe FIFA, nuk kanë mundësi ta shprehin tërë talentin e tyre në arenën ndërkombëtare. Ndryshe nga këta, një numër i madh i futbollistëve shqiptarë në diasporë e kanë shfrytëzuar  mundësinë për t`u bërë pjesë e skuadrave dhe përfaqësueseve në shtetet ku ata jetojnë. Një mundësi të tillë e kanë shfrytëzuar sidomos futbollistët shqiptarë në Zvicër.

Në klubet zvicerane luan një numër mjaft i madh i shqiptarëve. Po ashtu, edhe në të gjitha grupmoshat e përfaqësueseve kombëtare të Zvicrës janë të angazhuar futbollistë e futbolliste shqiptare.

Sipas ueb faqes së Asociacionit Zviceran të futbollit, www.football.ch, në të gjitha grupmoshat janë 50 futbollistë e futbolliste shqiptare.

Albinfo.ch e publikon për herë të parë listën e plotë të këtyre futbollistëve.

  • Grupmoshat U 15

Jozef Pukaj, Elis Isufi, Mërgim Bajrami, Granit Haliti, Amel Rrustemi, Shkëlqim Vlladi dhe Adhurim Gashi.

  • U 16

Izer Aliu, Nedim Bajrami, Ilir Zenuni, Kastriot Ndou, Riad Saliji, Lorik Emini, Mersim Asllani, Kreshnik Hajrizi, Ajet Sejdija, Liridon Mulaj, Qëndrim Kameraj dhe Andi Zeqiri.

  • U 17

Leotrim Nitaj, Sadik Vitija, Edin Imeri, Edmond Ramadani, Rrezart Hoxha dhe Edil Sadriu.

  • U 18

Adonis Ajeti, Samir Bajrami, Mirlind Kryeziu, Albin Sadrijaj, Alban Selmanaj dhe Albian Ajeti.

  • U 19

Meriton Bytyqi dhe Lumturim Selmani.

  • U 20

Florent Hadërgjonaj, Jetmir Krasniqi, Endogan Adili, Gent Mazreku, Edmond Selmani, Shpëtim Sylejmani dhe Shani Tarashaj.

  • U 21

Arlind Ajeti, Naser Aliji, Berat Xhimshit dhe Mërgim Brahimi.

  • Ekipi A

Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Admir Memedi, Blerim Xhemaili dhe Pajtim Kasami.

Në grupmoshat për femra janë 5 futbolliste.

Në ekipin e parë A ështē Samira Susuri.

  • U 20

Mirnije Selimi dhe Egzona Selimi.

  • U 19

Teuta Ahmeti.

  • U 17

Mimoza Hamidi.