Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka treguar se pse Shqipëria ka më pak raste të COVID-19 e Italia e veriut ka qenë një nga zonat më të prekura.

Në një intervistë në emisionin “Open”, Kryemadhi tha se gjithçka varet nga mënyra e jetesës, e për të në Shqipëri ka më pak raste, pasi të gjithë hanë mish, hudhra e pinë raki.

“Po e dini ju pse ka më shumë raste në Lombardi e më pak në Shqipëri. Ua them unë, sepse në Itali qytetarët hanë vetëm karboidrate gjithë ditën e nuk punojnë, ndërsa në Shqipëri ne hamë mish, pimë raki e hamë hudhra. Këto ndryshime në mënyrën e jetesës janë shumë efektive në luftën kundër COVID-19”, u shpreh Kryemadhi.