Mund të duket e pabesueshme por astronautët në misionet e ardhshme në Hënë mund të flasin me miqtë e tyre nëpërmjet WhatsApp. Madje mund të shikojnë edhe Netflix.
Firma britanike Inmarsat do të bëjë të mundur që në vitin 2028, satelitët e internetit të jenë në gjendje të orbitojnë rreth Hënës.
“Astronautët në Hënë do të mund të shohin Netflix dhe sigurisht që do të mund të flasin me të afërmit dhe miqtë nëpërmjet WhatsApp”,tha Nick Shave, zv/president i programeve strategjike të Inmarsat.
Në dekadën e ardhshme priten shumë misione në Hënë, që tashmë do të jenë më të lehta për astronautët, që nuk do t’i humbin serialet e preferuara.
Për dekadën e ardhshme janë planifikuar një mori misionesh, ndërkohë që kompanitë tregtare po planifikojnë gjithashtu misione hapësinore në të ardhmen.
“Hëna është burim i 4.5 miliardë viteve të historisë së sistemit diellor, por vështirë se kemi filluar të zhbllokojmë sekretet e saj.”, shtoi Shave.





