Gjykata e Tiranës ka caktuar masat ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’ për 8 mjekë të Spitalit Onkologjik në QSUT, kirurgë, ish-zëvendës drejtoresha e Përgjithshme e spitalit dhe farmacistë e punonjës.

Masat u dhanë pas një hetimi të Prokurorisë së Tiranës për medikamentet në Spitalin Onkologjik të cilat dyshohet se shiteshin tek spitalet private.

Në hetime u përdorën blerje të stimuluara ilaçesh, prej nga ku është zbuluar se si mjekët i dërgonin pacientët në spitale.

Burimet e Prokurorisë thanë se gjatë hetimit akuza bleu citostatike (kimioterapi) për të provuat dyshimet se ilaçet spitalore shiteshin tek spitalet private.