Teuta nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola me Skënderbeun brenda në Durrës. Tekniku i durrsakëve, Renato Arapi, dha opinionin e tij për sa i përket kësaj sfide.
Çfarë duhet të bënte Teuta më shumë? – Patëm bërë ndryshime për t’i dhënë përparësi pasimit të topit. Vështirësi na solli dëmtimi i Emiljano Vilës, por që skuadra e mori veten prapë.
Goli? – Kur e shikon është i parregullt. Por nga pamja që kemi mund të luash me vijën. Duhet të ketë një pamje tjetër. Me aq sa duket është i parregullt.
Sfida? – E kishim përgatitur ndeshjen për ta fituar. Siç e thatë nuk bëmë mjaftueshëm. Mendoj se ndikon ana psikologjike që duhet ta heqim.
Akuah dhe Beqja? – Ne kishim alternative edhe Onin, por duke menduar që ka të njëjtat karakteristika me Beqjan menduam të fusnim Akuah. Por ne ky ekip jemi dhe u futëm në fushë për ta fituar ndeshjen.
Asnjë gjuajtje në portë? – Pas asnjë gjuajtje nuk mund të themi. E dinim që do të kishim përballë një ekip që nuk kishte çfarë të humbte. Një nga pikat tona më të dobëta është pësimi i golave dhe prandaj punuam për këtë. Gjithsesi siç e thashë hymë në fushë vetëm për të fituar.