Një tjetër humbje jete në radhët e stafit spitalor është shënuar mëngjesin sotëm nga Covid-19.
Mësohet se ka humbur jetën Rifon Sinella, 62 vjeç, shofer i Urgjencës së Spitalit të Kavajës.
62-vjepari ndodhej prej disa ditësh në intubim në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Lajmin e ndarjes së tij nga jeta e ka dhënë kardiologu i njohur Dr. Drin Bardhi.
“Lamtumire Fon Sinella, te qofte dheu i lehte. Allahu na bashkofte ne xhenet!”, shkruan mjeku i njohur.
Sinella ka shërbyer prej vitesh shofer i Urgjencës së Spitalit të Kavajës.