Një avion mallrash i nisur nga Parisi për në Bergamo, ka përfunduar në rrugën e makinave, pas një defekti teknik gjatë uljes.

Avioni ka dalë nga pista duke kaluar edhe barrierat për të përfunduar në rrugën e automjeteve.

Mediat italiane shkruajnë se aksidenti ka ndodhur për shkak të motit të keq. Askush nuk është plagosur në këtë aksident.