14shtator 2015 – Në Itali ishte dënuar me 8 vite burg për grabitje, ndërsa jetonte i lirë në Shqipëri dhe madje kishte nisur biznesin e ndërtimit.
Është fjala për 49-vjeçarin, Xhevdet Plaka. Gjykata italiane e Lukas e kishte dënuar me 8 vite burg për një grabitje të ndodhur në vitin 2008, ku gjithashtu kishte mbetur e vdekur një 79-vjeçare.
Sipas Lapsi.al, pas hetimeve ai është zbuluar se jetonte në fshatin Shtith të Elbasanit. Interpol Roma ka kryer arrestimin e tij në bashkëpunim me policinë shqiptare.
/portali DurresLajm/