Fshati Pioppi në Italinë Jugore, po rezulton të jetë i pari vend në botë me banorët më të shëndetshëm.
Këtë e thotë Kardiologu Aseem Malhotra, i cili studioi fshatin më të shëndetshëm në botë, teksa zbuloi sekretin e jetëgjatësisë së shquar të banorëve të kësaj zone, pasi ata jetojnë deri në moshën 100-vjeçare.
Sekreti i jetëgjatësisë së tyre me një shëndet të plotë, rezulton të jetë mosngrënia e sasisë së madhe të sheqerit. Një gjë e tillë bën që këta fshatarë të kësaj zone, rrallëherë vuajnë nga diabeti apo sëmundjet e zemrës.
Po ashtu, disa faktorë të tjerë kryesor ishin dhe mungesa e stresit dhe marrja e shtatë orëve gjumë për një natë, ndërsa në ditë pijnë nga një gotë verë. Pioppi mbrohet nga UNESCO si shtëpia e dietës mesdhetare.





