Për vite me radhë, një dyqan në Itali ka shitur gabimisht çaj me kokainë. Zbulimi u bë pasi një shofer autobusi nga Genova kishte pirë këtë çaj dhe pas testit doli pozitiv.
Shoferi 38-vjeçar me emrin Roberto, këmbënguli në pafajësinë e tij dhe tha se kishte pirë vetëm një filxhan çaj “delisse alla coca” dhe se pija e kishte bërë atë të ndihej më mirë gjatë drejtimit të mjetit. Pas kësaj deklarate, doktori i kërkoi shoferit që t’i sillte qeset e çajit në zyrën e tij, dhe pas bërjes së analizave, rezultoi se çaji kishte përmbajtje kokaine.
Çështja shkoi në prokurori, dhe hetuesit kanë thënë se pronari i dyqanit e kishte të gjithë dokumentacionin në rregull dhe kishte blerë në mënyrë ligjore produktin nga një shitës çaji në Milano. Policia ka urdhëruar konfiskimin e çajit bimor.