Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 3 viktima nga koronavirusi (dje ishin 9), për një total prej 35.430 personash që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1071 raste të reja pozitive (dje ishin 947), në total  258.136 të prekur nga Covid. 

Në vend sot pati edhe 243 pacientë të shëruar, në total 205 203 nga fillimi i pandemisë.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 185 raste të reja të pozitivitetit, për një total prej 98 077 si dhe 0 viktima, numri i përgjithshëm i të cilëve mbetet  16.852

Vetëm në Rajonin e Lazio-s sot pati 215 raste të koronavirusit, një numër rekord që nuk është parë asnjëherë edhe gjatë mbylljes totale të vendit.

Sipas këshilltarit rajonal për Shëndetësinë Alessio D’Amato, “61% e rasteve të reja janë të lidhura me kthimin nga pushimet, kryesisht nga Sardenja dhe pothuajse të gjithë të prekurit e tanishëm janë të rinj dhe asimptomatikë”.