Ish-presidenti Ilir Meta u mor sot në pyetje nga prokurorët e posaçëm të SPAK këtë të martë në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime.
Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, kreu i Partisë së Lirisë shprehet se iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve të SPAK, ndërsa shton se këta të fundit nuk iu përgjigjën pyetjeve të tij.
Ndër të tjera Meta zbulon se së bashku me avokatin e tij, Genc Gjokutaj, kërkuan informacion për arrestimin, të cilën kreu i PL-së e quan ‘rrëmbim’.