Kryeministri Edi Rama prezantoi sot strategjinë e punësimit në tregun e punës, me fokus në zhvillimin e arsimit profesional, gjatë një ngjarje në Tirana Industrial Park. Rama theksoi se synimi i qeverisë është që papunësia të ulet në 6% deri në vitin 2030. Ai riafirmoi premtimin për një pagë minimale prej 500 eurosh, që do të zbatohet në janar 2026.
“Synojmë që deri në 2030 të kemi një papunësi prej 6%. Do të rrisim pagën minimale në 500 euro në janar 2026. Por, po të përjashtojmë një kategori të veçantë, që është në ulje, paga minimale është shumë herë më e lartë,” tha Rama. Ai gjithashtu nënvizoi se do të rritet paga mesatare në sektorin privat, nga 830 në 1000 euro gjatë mandatit të katërt.
“Përveç kësaj, është e nevojshme që të shohim me shumë më tepër optimizëm rritjen e pagave në sektorin publik. Duke rritur pagat në sektorin publik, do të nxitemi edhe sektorin privat,” shtoi Rama.