Media britanike ‘Sunday Ekspress’ i ka kushtuar një artikull bandës shqiptare ‘Hellbanianz’ me bazë në Londër. Me moton: "Ne jemi Perëndia e rrugëve", ata tregojnë paratë brenda makinave sportive, veshin kapuça ndërsa të tjerë nuk ngurojnë që edhe të tregojnë fytyrën e tyre.

Siç edhe duket në profilin e tyre në rrjetet sociale, grupi i shqiptarëve nuk tregohet fare diskret edhe në postimin e fotografive të armëve, kur edhe flasin për të ardhurat nga shitja e kokainës.

Madje edhe anëtarët e bandës që janë të burgosur nuk e fshehin jetën e tyre luksoze pas hekurave. Brenda në qeli të burgosurit ushqehen me fruta të freskëta, pije të gazuara dhe patatina, në një kohë kur në Britani është e paligjshme që të burgosurit të kenë akses në telefonat e tyre celularë.

Një anëtar i bandës, me pseudonimin Pato, mburrej në Instagram duke shkruar: "Burgu është bërë si një shtëpi dhe kafene në Amsterdam".

Bandat shqiptare kanë lidhje me mafian në atdheun e tyre që merren drejtpërdrejt me kartelet e drogës së Amerikën Jugore. 

Këto banda nuk kanë rivalë tregtarë për shkak se furnizohen drejtpërdrejt me drogërat e cilësive më të larta dhe për shkak të përdorimit të dhunës në luftën për territor.

Shumë nga anëtarët e bandës janë fëmijët e shqiptarëve që shkuan në Britani të Madhe si azilkërkues në fund të viteve 1990. Duke u hequr si reperë gangsterë ata tregojnë publikojnë foto dhe video të armëve dhe drogërave në rrjetet e tyre sociale.