Dalin përgjigjet e analizave të 50-vjeçares, e cila një ditë më parë u paraqit në QSUT me shenja të ngjashme me ato të koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë njofton mëngjesin e sotëm se ka 50-vjeçarja M.V., nga Lushnja ka rezultur negative.

Ajo erdhi nga spitali i Lushnjes në QSUT me simptoma të ngjashme me virusin e ri, vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe dhimbje.

50-vjeçarja ishte kthyer pak ditë më parë nga një udhëtim në Itali.