Një 29-vjeçar është arrestuar në aksin Elbasan-Korçë pasi në karrocerinë e kamufluar si automjet iu gjetën 27 emigrantë të paligjshëm.
Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Midnight”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: G. D., 29 vjeç, banues në Durrës.
“Në Qafë Plloçë, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin tip kamionçinë, të drejtuar nga 29-vjeçari. Në karrocerinë e kamufluar të këtij automjeti, u gjetën 27 emigrantë, të cilëve ky shtetas u kishte premtuar se kundrejt fitimit, do t’i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, drejt shteteve të BE-së,” njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.





