“Lufta e Parë Botërore e web-it ka nisur në Katalonjë, ku njerëzit dhe autoritetet lokale përdorën internetin për të organizuar referendumin dhe shërbimi i fshehtë spanjoll sulmoi, ndërpreu rrjetet e telekomunikacionit, mësyu në ndërtesat e kompanive telefonike, censuroi faqe dhe protokolle”, thotë Julian Assange në Twitter.
“Ai që po ndodh është konflikti më i rëndësishëm mes popullit dhe shtetit, që nga rënia e Murit të Berlinit deri sot, por me metodat e vitit 2017, Vpn, proxy, biseda të koduara për të mbikqyrur dhe censuruar internetin”.
Ndërkohë, tensionet në Katalonjë janë shumë të larta, vetëm pak orë para referendumit. Katër vetë u plagosën pak pasi njerëz të panjohur qëlluan në një vend pushimi për gjueti në Manlleu, raporton gazeta La Vanguardia.
Qindra katalanas, duke përfshirë edhe familje të tëra, kaluan natën në qendrat e votimit të referendumit të nesërm në disa qendra qytetare dhe shkolla për të mos lejuar që t’i mbyllë policia.