Policia italiane ka shkatërruar në orët e para të mëngjesit të sotëm një bandë hajdutësh të cilët akuzohen për 136 vjedhje garazhesh dhe bodrumesh në provincat e Astit dhe Cuneo.

Finalizimi i operacionit "Pazari i madh" çoi në arrestimin e 5 personave, 2 të tjerë janë lënë në arrest shtëpie dhe 5 të tjerë janë proceduar penalisht.

Të arrestuarit janë me kombësi italiane, shqiptare dhe marokene. Vlera e mallrave të vjedhura llogaritet në mijëra euro. Gjithçka është realizuar në harkun kohor të katër muajve.