Policia e Sarandës ka sekuestruar 20 kilogramë kanabis sativa dhe ka arrestuar poseduesin e saj.
Në pranga ra Florian Dervishaj, 26 vjeç, i cili është kapur në tentativë për të kaluar kufirin në këmbë pranë Qafë Botës, bashkë me lëndën narkotike.
Sipas burimeve policore, droga kishte si destinacion tregun grek. Ndërkohë, kanë nisur hetimet për të identifikuar nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik.