Nga Mentor Kikia
Pashe nje lajm sot ne disa TV, qe tregonte per krizen per punetore ne sezonin turistik.
-Kerkojme kuzhiniere, kamariere, pastrues dhe punetore cadrash, por nuk ka. Nuk ka njerez per te punuar- thoshte pronari i nje restoranti ne Spille.
-Fermeret kerkojne punetore, por serish nuk ka.
-Kompanite e ndertimit mbledhin me furgona burrat e fundit qe kane mbetur neper fshatra e i sjellin ne Tirane te punojne.
– Neper dyqane jane zverdhur letrat e ngjitura ne xhama “Kerkojme shitese”.
E kuptoni qe kemi falimentuar si shoqeri?
Te lodhur nga qeverite, njera me keq se tjetra, njerezit nuk mendojne me si ta ndryshojne qeverine, por kane zgjedhur ta braktisin ate. Duke ikur, duke punuar disa muaj jashte, per te jetuar disa muaj te tjere ketu. Punojne ne Greqi, Gjermani, madje edhe ne Maqedoni e Mal te Zi. Sepse gjithkund paguhen me mire se ketu.
Dhe keshtu qeveria nuk u duhet me. Njerezit nuk i kerkojne asaj me as pune, as rritje page. Ata i jane dorezuar te keqes. Sepse te gjithe ata qe mund ta ndihmonin popullin, u bene me te keqen.
Ky eshte kapitullin.