Një 27-vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet për veprime të turpshme me fëmijë të mitur.

I riu me inicialet D.B akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse vetëm 11 vjeçe. Ka qenë vetë e mitura, banuese në fshatin Suk2- Roskovec, e cila është paraqitur paraditen e djeshme në polici, dhe në prani të mësueses ka rrëfyer se çfarë i kishte ndodhur.

“Më 12.01.2016, është ngacmuar seksualisht nga një shtetas i rritur dhe i panjohur (duke u prekur në pjesë intime të trupit nga ky i fundit). Menjëherë, Shërbimet e Policisë, pas hetimeve të kryera, kanë bërë të mundur identifikimin e personit dhe si autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi: D.B., për të cilin policia po punon për kapjen dhe arrestimin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë së Fierit.