Prokuroria e Tiranës ka hapur një çështje penale për 40-vjeçarin nga Durrësi E.S., i cili dyshohet se në muajin janar, i punësuar në depon farmaceutike, në pronësi të shtetasit A.N, vjeç 31, banues në Tiranë, i ka marrë një sasi lekësh dhe nuk është paraqitur më në punë.

Ndërsa ka tentuar më kot për ca kohë të vihet në kontakt me punonjësin e tij, duke shpresuar se ai do të rikthehej në punë dhe do të kthente paratë, 31-vjeçari nga Tirana ka parë si zgjidhje denoncimin e ish-punonjësit në Policinë e Tiranës.

Kjo e fundit ka nisur punën për kapjen e shtetasit nga Durrësi, ndërsa dosjen e tij e ka përcjellë në prokurori.