I premtoi dokumente të rregullta për SHBA, por ia dha me vula të falsifikuara

DURRËS, 25 shkurt 2015 –  Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut të Durrësit njofton se të martën, më 24 shkurt 2015 filloi procedimi penal në mungesë si dhe shpallja në kërkim ndaj shtetasit me inicialet S. D., 54 vjeç, banues në Durrës. Ndaj 54-vjeçarit bregdetas ka bërë kallëzim 41-vjeçari K. N., me banim në qytetin e Ersekës. Kolonjari denoncon se durrsaku e ka mashtruar duke i marrë 9 000 euro me premtimin për t’i nxjerrë dokumente të rregullta për SHBA. Por në këmbim, i ka dhënë dokumente me gjeneralitetet e tij, me vula të falsifikuara, të cilat janë bllokuar në cilësinë e provës materiale.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/