Dy denoncime për raste të parave false janë regjistruar në policinë e Durrësit një ditë më parë. Të dyja rastet janë shënuar në dy pika të ndryshme karburanti, ku klientët pasi kanë furnizuar makinën me karburant, e kanë bërë pagesën me euro e dollarë falsë.
Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
*Më datë 15.09.2017, shtetasi D.S., vjeç 23, banues në Marikaj, Vorë, punonjës në një karburant në Maminas, kallëzon se më datë 14.09.2017, një mjet tip “Ford Fokus”, është furnizuar me karburant duke paguar 50 dollarë, të falsifikuara. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 183 i Kodit Penal.
*Më datë 15.09.2017, shtetasi E.Q vjeç 26, banues në Durrës, punonjës në nje karburant kallëzon se më datë 14.09.2017 një mjet është furnizuar me karburant duke paguar 50 euro, të falsifikuara. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 183 i Kodit Penal.





