Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Holandë teksa po udhëtonte me tren në linjën Breda-Roterdam.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.
36-vjeçari po udhëtonte pa biletë në trenin e linjës Breda-Roterdam dhe nga kontrolli i identitetit të tij u zbulua se është në listën e personave të kërkuar nga Italia.
Mediat holandeze raportojnë se shqiptari jetonte në Belgjikë. Pas arrestimit, ai pritet t’u dorëzohet autoriteteve italiane.





