Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale në Itali është kapuar dhe ndaluar nga policia e Dibrës gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi Ylber (Dylber) Kaja (Markja), 40  vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar me 9 vite burg është kapur në fshatin Gjoricë, Bulqizë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata Avellino/Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprat penale "Pjesëmarrje në organizata kriminale", "Vjedhje me armë", "Kryerje e marrdhënieve seksuale me dhunë", parashikuar nga nenet 81, 110, 628/3, 61/2-5, 605, 609, të Kodit Penal italian.

Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, po kryen procedurat e nevojshme për  ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.