Në kuadër të operacionit “Para Drejtësisë”, Shqipëria ka ekstraduar në Gjermani një shtetas gjerman të identifikuar si Zeki Oz, i kërkuar për plagosje dhe vjedhje.
Ai u ndalua në kufirin e PKK Morinë rreth dy muaj më parë.
Oz, 35 vjeç, akuzohet nga autoritetet gjermane se në vitin 2019 ka sulmuar dhe plagosur një individ në një vendparkim në Heiningen, duke i vjedhur më pas çantën me sende personale.
Ekstradimi është finalizuar falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden.