Një 31-vjeçar, i identifikuar si shtetasi Vath Balla, është arrestuar me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Bëhet me dije se ky person është vënë në pranga pasi në vitin 2019 i ka shitur 4.5 gramë cocaine një agjenti nën mbulim, veprim që e ka kryer edhe një herë tjetër në vijim.

Ndaj Ballës ishte vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” nga pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Durrës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë: 

Është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Vath BALLA, i datëlindjes 02.02.1993, lindur dhe banues në Durrës.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Durrës, me vendim Nr. 158/2 datë 18.05.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

Me date 12.06.2019 në Durres, shtetasi Vath BALLA f/n Vath, u ka shitur narkotikë, e ndarë në doza, personave të ndryshëm. Me date 19.06.2019 në Durres, ai i ka shitur 4.5 gramë cocaine një agjenti nën mbulim. Me datë 22.06.2019 po në Durres, ai i ka shitur sërish, 5 gramë cocaine një agjenti nën mbulim. Hetimet e mëtejshme kanë treguar se shtetasi Vath BALLA kishte rreth 5 kg of cocaine dhe 7 kg heroine të cilat donte t’i shiste.