Një 22-vjeçar nga Mali i Zi ka rënë në pranga, pasi akuzohet se është autor i një vrasje.
Policia e Tiranës gjatë një operacioni bazuar në informacionet e Policisë së Malit të Zi, ka bërë të mundur kapjen në Tiranë të shtetasit malazez Arsenije Stanović, 22 vjeç nga Mali i Zi i cili kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri.
Stanović dyshohet se ka vrarë një shtetase ruse në Malin e Zi. Nga ana e Policisë së Shtetit u bë deportimi për në Malin e Zi të 22-vjeçarit i cili është marrë në dorëzim nga shërbimet e Policisë malazeze.





