Një 29-vjeçar shqiptar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, u arrestua mbrëmjen e së martës në Sparta nga policët grekë.

29-vjeçari akuzohet për vrasje me paramendim dhe bashkëpunim, të kryer më 4 tetor 2012 në Shqipëri.

Sipas policisë, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ndodhej në Greqi i paligjshëm, pa dokumente.