Një 28-vjeçar kosovar është arrestuar në Morinë pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania.
Sipas informacioneve të policisë, është bërë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin në Gjermani të Kastriot Rashanit, 28 vjeç, nga Vushtria e Kosovës.
“Ky shtetas u kap në hyrje të P.K.K Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit, rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Trier/Gjermani, me vendim Nr. 35a Gs 594/18, datë 16.02.2018, ka lëshuar Urdhrin e kërkimit Ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelje e ligjit të drogave”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal Gjerman”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.





