Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e policisë.

Nga burimet zyrtare mësohet se është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 47-vjeçar në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Prodhimi e shitja e narkotikëve”.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit Adnand Doda, 47 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut.

Gjykata e Torinos, Itali, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Prodhimi e shitja e narkotikëve”.”, njofton policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.