Arrestohet një 30-vjecar, i cili i shpallur në kërkim nga ZQK Interpol Tirana. I ndaluari është Elis Çoku, banues në Laç, i cili u prangos me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.

Çoku sot është kthyer si deportiv nga Policia Greke në Pikën Kufitare Kakavijë, ku nga verifikimet e kryera nga Specialistët e Policisë Kufitare rezultoi se shtetasi Elis Çoku, është shpallur në kërkim me kartelë ngjyrë të “Kuqe”, pasi Gjykata e Romës ka lëshuar Urdhër Arresti më datë 21.07.2015 për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal dhe neneve 73-74 të Dekretit nr.309/90 ku dënimi maksimal është deri në 20 vjet burg.

U njoftua ZQK Interpol Tirana për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e policisë.