Një 35-vjeçar është arrestuar në doganën e Hanit të Hotit. Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle. 

Pas verifikimeve dhe shkëmbimit të informacioneve ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, rezultoi se 35-vjeçari  i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga autoritetet në Spanjë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. 

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi. 

Ndërkaq në portin e Durrësit, u arrestua një 47-vjeçar turk. Nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi se posedonte një leje qëndrimi në Francë, të dyshuar të falsifikuar. Dokumenti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.