Arrestohet një 36-vjeçar nga Durrësi i cili ishte në kërkim dhe ndaj tij rëndojnë 3 akuza.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim Q. B., 36 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.





